• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Dokumentari: Angelina Jolie mund ta ketë vjedhur djalin e saj nga familja e tij

Angelina Jolie ka adoptuar disa fëmijë, por Maddox do të jetë një nga emrat e përmendur në dokumentarin e ri që pritet të dalë së shpejti. Në qendër të tij është ‘Cambodia’, agjensia e adoptimeve me të cilën, aktorja bashkëpunoi në 2002-in për të birësuar Maddox. Në dokumentar do trajtohet historia e gjatë e kësaj agjensie që në 2004-ën bëri bujë në media për falsifikim dokumentash të fëmijëve që i kalonin në SHBA. Një nga agjentët e saj u arrestua dhe asokohe Jolie deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për këto metoda ilegale të agjensisë. Gjithashtu ajo u mbrojt me argumentin se nuk ka të dhëna që Maddox nuk është jetim.
Dy motrat që e drejtonin agjensinë u akuzuan edhe për falsifikim emrash dhe datëlindjesh apo vendlindjesh duke i çuar hetimet drejt rrëmbimit të fëmijëve. Elisabeth Jacobs, regjisore e dokumentarit do ndjekë pikërisht historinë e fëmijëve të kësaj agjensie që sipas saj mund të jenë marrë nga familjet biologjike./revistawho.com