Dojna Mema feston sot ditën e lindjes dhe urimin më special e ka marrë nga partneri i saj, Vlashent Sata. Me një postim në ‘Instagram’, këngëtari na tregoi edhe njëherë anën e tij më romantike. “Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime, e madhe sa një Botë”, ka shkruar ai krah fotos me Dojnën.
Që nga dita që Vlashenti e shpalli lidhjen nuk ka kaluar shumë dhe tani e tutje Dojna do jetë gjithmoë e më e pranishme në Instagramin e tij. Ai ende nuk ka shpërthyer në të Dojnës, që po i kushtohet më shumë kthimit të saj në ekranin e Top Channel këtë të dielë. Kujtojmë se moderatorja e njohur e ekranit feston sot plot 29 vite jetë./ revistawho.com