Darka më e ëmbël për Dojnën është ajo pranë Vlashentit, e sidomos kur së bashku realizojnë duetet më të ëmbla në muzikë. Moderatorja ka ndarë dje disa momomente duke kënduar me të dashurin, teksa ai i bie pianos.
“Dashurinë që kam për ty, askujt nuk ia kallxoj”, këndojnë Vlashenti e Dojna që duket se nuk duan t’i bërtasin botës sa duhen, por t’ia thonë atë njëri-tjetrit.
Me këto nota kaq të ëmbla nuk e dimë nëse Dojna do guxonte që përveçse si vajza e videoklipit të Vlashentit të shfaqej edhe si këngëtare, por kjo mbetet për t’u parë. Për momentin dyshja po shijon romanticitetin si asnjëherë më parë, pranë pianos, me njëri-tjetrin e madje i ndajnë dhe ca momente me të gjithë pa kurrëfarë problemi./revistawho.com
https://youtu.be/JSIwJefd-3k