• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dojna Memës i besohet drejtimi i “Fun Club” në “Big Brother Vip”

Kanë mbetur fare pak ditë nga nisja e spektaklit që pritet t’i mbajë të gjithë të mbërthyer pas ekranit, “Big Brother Vip”. Ndërsa gjithçka po mbahet në fshehtësi të plotë nga autorët mbi emrat e personazheve të njohur që do të marrin pjesë, së fundmi është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club”.

Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se ky program i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema.

Për Dojnën ky është një rikthem në ekran, pas një pauze të gjatë, kohë gjatë së cilës i është përkushtuar angazhimeve private.

“Big Brother Vip” fillon në tetor, ndërsa edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani./revistawho.com