• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dojna Mema prezantuese e ‘The Voice Kids’?

Pas dy edicioneve të suksesshëm si spektakli më i ndjekur për fëmijë, ‘The Voice Kids’ do të rinisë sërish  në janar në ekranin e ‘Top Channel’. Në këto dy vite, Ledion Liço ka qenë në krye të emisionit si moderator. Vitin e kaluar Dojna Mema ishte drejtuese e ‘Voice Room’ që prekte nga afër emocionet e fëmijëve para dhe pas performancave të tyre në skenë.

Por siç duket në edicionin e tretë të ‘The Voice Kids’ Dojna do të ketë një rol të ri. Në spotin e publikuar nga ‘Top Channel’, që lajmëron nisjen e spektaklit, personazhi që shfaqet është Dojna Mema. “Prisni të papriturën! ‘The Voice Kids’ nga janari në ‘Top Channel”, – shkruhet në spot. Kjo ndoshta është një shenjë se Dojna do të jetë drejtuesja e re e programit për fëmijë. Megjithatë me siguri çdo gjë do ta zbulojmë pak përpara fillimit të spektaklit. /revistawho.com