Dojna Mema është një nga moderatoret më të ëmbla të ekranit shqiptar. Ajo dallohet për elokuencën dhe shkathtësinë që e karakterizon përpara kamerave. Dojna është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron që herë pas here të ndajë me fansat momente nga jeta e saj. Së fundmi, bukuroshja ka treguar një detaj vërtet interesant që ka shtuar në trupin e saj. Dojna ka realizuar një tatuzh të ri dhe shumë domethënës. Ajo ka pikturuar veten në moshën 9-vjeçare, lart një makine dhe me një palë syze të vendosura.
Ky nuk është tatuazhi i parë për Dojnën, pasi moderatorja edhe më herët ka treguar se ka disa të tillë në trup. Kujtojmë që Mema sapo përmbylli me sukses konkursin muzikor për fëmijë “The Voice Kids”, ndaj ndoshta kjo mund ta ketë inspiruar bukuroshen për këtë vendim./revistawho.com