Zërat se ajo ka humbur peshë pasi është në prag divorci, se burri e ka tradhëtuar e se luftohet për kujdestarinë e fëmijëve vazhdojnë… E vetmja e vërtetë e qartë është gjendja e saj fizike. Angelina Jolie peshon 35 kilogramë, dhe kjo e ka ndryshuar jo pak. Është cilësuar shpesh si gruaja më e bukur në botë, por dobësimi sikur po ia heq kurorën. Mediat e huaja kanë komentuar sot një detaj që flet shumë për gjenden e Jolie, yll kinemaje e gruaja e Brad Pitt. Duart e saj! Ato duken të gjata, skeletrike e shumë të plakura.