• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Këshilla, Lajme

Do një foto me rroba banje, por pa shfaqur gjë?! Vajzat e ekranit ju mësojnë këto stile

Plazhi ka nisur fuqishëm mundësuar edhe nga ditët e ngrohta që po përjetojmë këto javë. Halli më i madh i vajzave (krahas ku do i kalojnë pushimet apo me kë) është padyshim përgatitja e çantës për pushimet. Nuk ka rëndësi nëse janë një, dy, tre apo më shumë ditë pushimi, për veshjet shqetësohemi njësoj. Edhe për rrobat e banjës. Ne sot do ju tregojmë çfarë sugjerojnë perosnazhet publikë që të vishni sa herë shkoni në plazh dhe doni të keni një ose dy veshje për t’i hedhur krahëve mbi rrobat e banjës. Në mos për t’u dukur stil dhe ‘cool’, ose për të bërë një foto për ‘Instagram’ (kur nuk doni të shfaqeni me bikini), një copë e hedhur sipër mund të mbulojë defekte të vogla. Vajzat e ekranit dhe ‘Instagram-it’ kanë secila sugjerimet e veta.

Disa hedhin një këmishë lino krahëve, të tjera vënë një shall rreth belit apo veshin pantallona të shkurtra, disa zgjedhin fustane të tejdukshëm, e në shumë raste të tjera kardigan të gjatë. Foton perfekte e shkrepni pa pasur merak detajet, bukur dukeni dhe mbi të gjitha shumë trendy, ndaj zgjidhni mes gocave të ekranit stilin e preferuar dhe ‘digjeni’ këtë verë siç ju ka hije./revistawho.com