• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“Do na mungojë shumë”- Kate dhe William humbin mikun më të dashur të familjes

Kate Middleton dhe Princi William kanë njoftuar këtë diel se kanë humbur qenin e tyre të dashur, Lupo. Lupo është ndarë nga jeta fundjavën e kaluar dhe me një postim në rrjete sociale, çifti të prekur tregojnë se ai ka qenë në zemrën e familjes së tyre nëntë vitet e fundit.

“Me hidhërim ju njoftojmë se fundjavën e kaluar qeni ynë, Lupo u nda nga jeta. Ai ka qenë në zemrën e familjes sonë nëntë vitet e fundit dhe do na mungojë shumë”-shkruhet në faqjen zyrtare “Kensington Royal”, bashkangjitur me një foto të Lupos.

Lupo ishte dhuratë për William dhe Kate në Krishtlindjet e vitit 2011. Qenushi ka qenë shpesh pjesë e portreteve familjare përgjatë viteve.