• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Do ju kënaqet shpirti”, Luana Vjollca zbulon me një video të ftuarit specialë të mbrëmjes së sotme

Moderatorja e njohur e publikut shqiptar, Luana Vjollca vendosi që këtë të shtunë mbrëma të sjellë për teleshikuesit një emision i frymëzuar i gjithi nga ngjarja e tërmetit së datës 26 nëntor. Vjollca ka bërë pjesë të programit 8 fëmijë, për të cilët është kujdesur t’i dhurojë sa më shumë buzëqeshje.

“T’ju them që sonte është emisioni më special që kam krijuar është pak. Doja t’i lumturoja unë ata, por vogëlushet më kanë dhënë lumturinë më të madhe në botë. Sonte në orën 21:00 me @shikokushluan do ju kënaqet shpirti”, ka shkruar Luana krah videos ku ka zbuluar një pjesë të prapaskenave të emisionit të sotëm.

Kujtojmë se javën e kaluar, moderatorja e anuloi transmetimin e programit të realizuar posaçërisht për festat e nëntorit, për shkak të tërmetit i cili tronditi të gjithë shqiptarët./revistawho.com