• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Do habiteni ku është frymëzuar Visjan Ukcenaj për këngën e re: E kam shkruar tekstin në…

Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli edhe për këngën e tij që ka vetëm disa ditë që e ka publikuar, Tjetër Botë”. Ai zbuloi disa detaje për projektin e tij më të ri. Vendi ku Visjani e ka shkruar tekstin e këngës nuk është i zakonshëm.

“Sapo dëgjova beat-in e kësaj kënge, më tërhoqi direkt sepse ishte shumë ritmike. Madje isha në tualet me kufje dhe aty e bëra edhe tekstin e këngës”, tregoi aktori i humorit. Kjo është një këngë aktuale, e frymëzuar edhe nga situata e pandemisë, për të cilën aktori flet edhe në tekst.

Visjani tha se nuk e quan veten këngëtar dhe nuk do që t’i hyjë në hak atyre që janë këngëtarë të mirëfilltë.  Sipas tij, secili ka të drejtën të eksplorojë në muzikë dhe duhet vlerësuar ai që e bën mirë këtë gjë.