• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Do festonin përvjetorin, Genc Prelvukaj tregon si karantina i prishi planet e ditës së tij dhe Enit

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se si kishte planifikuar ta festonte përvjetorin e ditës që e njohu me më të dashurën e tij, Eni Koçi.

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit. Ditën që na bëri bashkë”, ka shkruar Prelvukaj krah postit të fundit në ‘Instastory’.

Mesa duket dyshja kishte menduar ta priste ndryshe përvjetorin e tyre, por çdo plan është prishur për shkak të gjendjes në të cilën është gjithë bota. Kujtojmë se Prelvukaj nuk ka hezituar në asnjë moment t’i shprehë publikisht dashurinë partneres së tij, duke i treguar se ajo është gjithçka për të./revistawho.com