• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Do e kopjoni Elvanën pasi të shikoni si i bëri thonjtë në klipin e ri?

Elvana Gjata paralajmëroi një ditë më herët se sot do publikohej klipi i saj i ri, duet me Ylli Limanin. Klipi ishte shumë modern dhe këngët siç pritej të zhanerit baladë, pika e fortë e dy artistëve, ama këtë herë ishin dy këngë në një klipi, dy këngë totalisht të ndryshme, kombinuar në një projekt ku pamë ngjyra, stil dhe imazhe të rinj.

Një detaj ama tërhoqi vëmendje në këngën e dytë ‘Marre’. Thonjtë e Elvanës veç faktit që ishin të errët, kishin aksesorë floriri të ngjitur, saktësisht zinxhirë. Këngëtarja nuk i ka zgjedhur më kot, pasi një pjesë e koreografisë përfshinte lëvizje duarsh dhe ky detaj tek thonjtë tërhiqte vëmendje për mirë. Si kombinim me look-un total ajo ka zgjedhur kostum sportiv dhe shumë varëse të rënda në qafë.

Ju do e kopjonit këtë detaj të stilit të Elvanës?/revistawho.com