• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Do doja t’i kisha të dy’, Ermal Mamaqi tregon sesi Rama u mërzit që Berisha nuk pranoi ftesën në film

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të treguar disa nga prapaskenat e filmit ‘I Love Tropoja’, që e kishte pikërisht sonte premierën. Ai ka treguar që do donte që t’i kishte në film edhe Edi Rama edhe Sali Berishën, por ka qenë ky i fundit që nuk ka pranuar. Ndër të tjera Ermali ka treguar se Edi Rama e kishte me shumë qejf që të ishte edhe Berisha në film dhe të luanin bashkë.

“Kisha menduar që t’i kisha të dy. Rama ishte dakord, madje u mërzit shumë që nuk erdhi. Më duket se ai e ka qejf Berishën, por më ka uruar edhe më ka falenderuar për shërbimin që po i bëhet Tropojës”, ka treguar Ermal Mamaqi.

Ai ka zbuluar edhe se çfarë roli kishte menduar ai që t’i jepte ish-kryeministrit Sali Berisha në film. “Ai ka qenë i pari që ka marrë ftesën. Berisha do të ishte xhaja i gruas time nga Tropoja. E vetmja gjë që do bënte ishte që do hynte në dasëm dhe do thoshte “This is a miracle of freedom” dhe nuk e tha. Nuk më pranoi, më erdhi keq. Do ishte një kujtim shumë i bukur i doktorit./revistawho.com