• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Djali i zv.ministres sot 1 vjeç, Erisa Xhixho: 12 muaj sfidë me të panjohur, faleminderit Zot për këtë ndjenjë magjike

Zv.ministrja e Integrimit, Erisa Xhixho feston sot një datë shumë të rëndësishme në jetën e saj, ditëlindjen e të birit. Henri tashmë 1-vjeçar, ka marrë sot një dedikim shumë të bukur publik nga nëna e tij, kandidate e LSI për qarkun e Fierit, e cila ka derdhur gjithë dashurinë e saj për djalin në disa rreshta…

Para 1 viti erdhi ne jetë një engjëll me emrin Henri, që mami Erisa dhe babi Enea i urojnë gëzuar ditëlindjen. Kjo dhuratë e Zotit, dashuria Henri e bëri familjen tonë të lumtur, plot buzëqeshje. Këto 12 muaj ishin emocion çdo ditë, sfidë me të panjohurën e mrekullueshme ku pavarësisht lodhjes së netëve pa gjumë, plot të qara ku ne çdo ditë njiheshim më shumë me njëri-tjetrin, përsëri si çdo nënë falenderoja Zotin që më bëri të përjetoja këtë ndenjë magjike, e cila të jep forcë dhe të mbush shpirtin. Gëzuar drita ime ditëlindjen, edhe 100 vite të lumtura plot shëndet dhe dashuri. Të duam shumë mami Erisa dhe babi Enea”, – e përfundon urimin e saj publik për të birin Erisa, i cili do ta lexojë me siguri kur të rritet, në mos në rrjetet sociale të mamit, do ta gjejë patjetër në mediat online. Edhe 100 Henri, ky urim të vjen nga “Who”. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE