• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Djali i saj feston 5-vjetorin, Bora Zemani i bën dedikimin më emocionues

Ditën e sotme Bora Zemani feston 5-vjetorin e lindjes së djalit të saj të vetëm, Arborit. Moderatorja i ka bërë një dedikim shumë special vogëlushit, i cili është personi më i rëndësishëm në jetën e saj. Bora ka postuar në ‘Instagram’ një video ku shihet duke i kënduar Arborit këngën ‘Marova’ të Fifit. Pasi ajo mbaron së kënduari Arbori i thotë ‘mami të dua shumë’ dhe e puth në buzë. Përkrah videos Bora ka shkruar disa fjalë për vogëlushin e saj, i cili është rritur shumë në 5 vite.

View this post on Instagram

Shshshsh… qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje 😋 Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj… ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa…."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?" 🤷🏻‍♀️, "Po Zoti a ka qene bebe?"😳, "Pse ora kalon kaq shpejt?"🤔, "Pse nata eshte kaq e shkurter?"🤪 dhe vazhdon pyet, "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?". Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. 😍 Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa…. 😋💃🏻🍼🍭🍬🎈🎊🎁🎉 #arbordashuria #myson #blessed

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

“Shshshsh… qetësi! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë: Vërtetë nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt, ti dje ishe një bebe, ndërsa tani një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë. Tani je rritur dhe e ke mësuar se ‘shakpa’ janë ‘shapkat’, që ‘fuckla’ janë ‘flluskat’, që ‘oh maj gaj’ është ‘oh my god’ etj. Ke pak problem me ‘kondicionerin’ që i thua akoma ‘goconjer’ por punë e madhe, këto zgjidhen. Problemin e kam tek pyetjet e tua… ‘O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?’, ‘Po Zoti a ka qenë bebe?’, ‘Pse ora kalon kaq shpejt?’, ‘Pse nata është kaq e shkurtër’ dhe vazhdon pyet, ‘Ma, po kur isha te barku yt a ta kam prekur dot zemrën?’. Një pyetje që të bën ta bërtasësh përgjigjen… Po, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të fillojë festa”, ka shkruar Bora në ‘Instagram’. Nuk e dimë nëse moderatorja do të përgatisë ndonjë festë për djalin, por kur Arbori të rritet dhe pak do e kuptojë se urime të tilla janë dhuratat më të bukura që një njeri mund të marrë gjatë jetës. /revistawho.com