• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Djali i balerinëve Enada e Gerd Vaso prezanton “Festivalin”, ja performanca emocionuese me prindërit

Roan Vaso, djali i çiftit të balerinëve Enada dhe Gerd Vaso provoi këtë vit për herë të parë magjinë e prezantimit të një festivali, pasi atë të skenës e ka provuar që kur ishte fare i vogël. Djaloshi 8-vjeçar kaloi me sukses një provë të vështirë siç ishte ajo e drejtimit të “Festivalit të 52-të të Këngës për Fëmijë”. Një zgjedhje shumë e zgjuar kjo e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë, Monika Lubonja, e cila i ka bërë edhe një surprizë të bukur Roanit dhe prindërve të tij, për të cilën ajo ka shkruar vetë një status.

“Në këtë festival ku fëmijët shpalosën gjithë vlerat e tyre, Roani, Enada dhe Gerdi sollën një nga meloditë më të bukura të filmit shqiptar “Në shtëpinë tonë” ku me aq sharm, me aq profesionalizëm dhe dashuri treguan edhe njëherë talentin e tyre tanimë të padiskutueshëm dhe e veçanta e kësaj mbrëmje, qershia mbi tortë, ishte Roani që kërceu bashkë me prindërit e vet në skenën ku ai është rritur.

Një performancë që rrënqethi çdo të rritur dhe fëmijë dhe këtë dinë ta sjellin me fantazinë e mrekullueshme çifti Enada dhe Gerdi Vaso.

Mirënjohje pafund për ju të dy artistë të mrekullueshëm që i dhatë vlerë festivalit të 52-të të fëmijëve, dhe Roanit të bukur i uroj sa më shumë suksese të tjera kudo që ai të jetë.

Roan kjo është dhurata më e bukur që unë mendova për ty dhe prindërit e tu, e cila do t’ ju shoqëroj gjatë gjithë jetës”, – shkruan ajo, teksa i bashkangjit postimit këto fotografi.