Joni, djali i moderatorit Ardit Gjebrea shpesh herë është parë në krah të femrave të ndryshme, por akoma nuk e dimë nëse vërtetë ka një lidhje stabël! Herë pas herë, Joni është parë të udhëtoj drejt Prishtinës, edhe pse nuk e dimë arsyen e vërtetë. Përmes ‘SnapChat’ ai ka treguar se është gjendur nën shoqërinë e Adea Pula, këngëtarja e hitit për fëmijë “2+2=3”. Siç shihet edhe nga fotoja, mes tyre ka afrimitet më shumë se vetëm miq…