• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dj Blunt flet për herë të parë pas sherrit: Kam respekt për Ledrin dhe Fatonin, me Gjikon nuk arrijmë paqe

Për herë të parë pas gjithë zhurmës mediatike, vjen reagimi i Blunt për sherrin me Ledrin, Gjikon dhe Faton Shoshin. Në një intervistë të shkurtër për gazetën “Express”, ai ka treguar se për Ledrin dhe Faton Shoshin ka respekt ndërsa debati më Gjikon vazhdon ende.

“Na kemi arritur paqe vetëm me dy prej tyre, me Gjikon nuk do të arrijmë asnjëherë paqe dhe ai ka për të shkuar poshtë në karrierë. Nuk kam çfarë të them më shumë, për Ledrin dhe Fatonin kam respekt se janë nga Prishtina, as nuk kam çfarë ju bëj atyre as ata mua,”- ka thënë reperi.

Mësohet se për qetësimin e situatës është dashur edhe ndërhyrja e policisë. /revistawho.com