• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Divë e muzikës shqiptare”, Aurela Gaçe falenderon publikisht kolegen e saj për mbrëmjen e veçantë që i dhuroi

Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur e publikut shqiptar, Manjola Nallbani mbajti kocertin e saj recital, i cili bëri bashkë ndjekësit e saj ndër vite, por dhe miqtë specialë të këngëtares. Pjesë e mbrëmjes së muzikës ishin dhe dy të ftuarat e veçanta, Aurela Gaçe dhe Eli Fara të cilat performuan krah Nallbanit.

Pas shfaqjes së recitalit të plotë në ekranin e ‘Tv Klan’, Aurela ka zgjedhut t’i dedikojë Manjolës fjalët më të veçanta.

“Faleminderit që na bëre pjesë të ditës tënde, divë e muzikës shqiptare”, ka shkruar Aurela krah videos ku shfaqet pranë Manjolës në koncert.

Edhe gjatë mbrëmjes së koncertit dy koleget i kanë shprehur publikisht njëra-tjetrës vlerësimin që gëzojnë. Aurela ka shtuar se për shkak të viteve të shumta të njohjes së tyre, tashmë arrijnë të kuptohen vetëm me sy, duke theksuar kështu miqësinë shumëvjeçare./revistawho.com