• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ditët më të vështira për Demi Lovaton, këngëtarja e njohur gjen mënyrën e veçantë për ta mbështetur atë

Demi Lovato po kalon ndoshta periudhën më të vështirë në jetën e saj. Mbidoza e heroinës që ka konsumuar, duke bërë të rrezikojë seriozisht jetën, ka bërë që personazhe të shumtë t’i qëndrojnë asaj afër dhe t’i japin forca për ta kaluar këtë periudhë të jetës së saj. Një nga personazhet është edhe këngëtarja Kelly Rowland. Kjo e fundit nuk është mjaftuar vetëm duke i qëndruar pranë në spital, por së fundmi ka vizituar qendrën e themeluar nga Demi, “Power Parlor”. Gjithashtu Kelly ka gdhendur një tatuazh si të Lovatos, një luan në dorë. “Të kam në mendje”, shkruan ajo mbi fot. Kelly dhe Demi janë mikesha të mira prej vitesh, që kur ishin pjesë e jurisë së X-Factor America.