• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ditët më të ëmbla për Jakub dhe Afërditën, këngëtarja ndan momentet e veçanta me barkun e rrumbullakosur

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl duket se po jetojnë ditët e tyre më të bukura pas pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë. Ka qenë Dreshaj ajo e cila ka ndarë pak më parë një video  ku shfaqet me duart e saj dhe të Jakub tek barku i rrumbullakosur, shoqëruar me mbishkrimin: “Ditët më të ëmbla”.

Me siguri çifti nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Kujtojmë se Afërdita dhe Jakub e dhanë lajmin me anë të një video në llogarinë në ‘Instagram’, ku dhe zbuluan se ishin në pritje të një djali.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve, Dreshaj shtoi se dyshja ishte shumë e lumtur pasi kjo ishte hera e parë që tentuan të bëhen prindër dhe gjithçka shkoi shumë mirë./revistawho.com