• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Ditëlindje në karantinë/ Ja si festuan VIP-at shqiptarë të mbyllur në shtëpi

Disa prej personazheve të famshëm të showbiz-it shqiptar kishin ditëlindjen gjatë këtyre ditëve kur vendi është në karantinë, pas masave të marra nga qeveria për parandalimin e Koronavirusit. Ndonëse nuk mundën të organizonin festa apo të takonin njerëzit e tyre të dashur, ata arritën ta kalonin bukur ditëlindjen.

Jonida Maliqi festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Ajo u surpriza nga njerëzit e zemrës me një tortë të krijuar në kushte shtëpie. Këngëtarja postoi disa foto nga momentet e fryrjes së qirinjve dhe falenderoi mikeshat për surprizën.

Së fundmi festoi ditëlindjen edhe bashkëshorti i këngëtares Anjeza Shahini. Anjeza postoi disa foto me bashkëshortin ku i uronte ditëlindjen me këto fjalë: “Dashnia ime dhe e Torit sot ka ditëlindjen. E çfarë mund ti lutem Zotit për më shumë, përveçse të na i mbaj atë dreq “sy të keq” dhe covid-19 laaaarg”.

Altin Sulku ditën e ditëlindjes u bë baba për herë të dytë. Këngëtari postoi një foto të vogëlushes së porsalindur dhe shkruajti se kjo ishte dhurata më e bukur. “2 gëzime në një ditë. Përveç ditëlindjes time qe kisha sot dhe ma zbukuruat ju dhe me shume me urimet tuaja, sot i madhi Zot me bëri baba per her te dyte dhe nuk kishte dhurate me te bukur per mua ne kte ditelindje. Mirë se erdhe pranë nesh Arla jonë e vogël Zoti të bekoftë”.

Ermal Mamaqi kishte ditëlindjen pak ditë më parë dhe tregoi takimin prekës me prindërit e tij të cilët nuk i përqafonte dot. Producenti dhe aktori tregoi se shkoi në shtëpinë e prindërve dhe i la një tortë tek dera. Zbriti disa shkallë dhe i foli nga larg për të respektuar distancimin social. “Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet”-u shpreh Ermali.

Eneda Tarifa, këngëtarja shumë e dashur për publikun festoi gjithashtu ditëlindjen së fundmi. Ajo mori një surprizë nga vajza e saj, Aria e cila i këndoi këngën e ditëlindjes nëpërmjet notave në piano.

Vajza e këngëtarit Besnik Qaka ka festuar ditëlindjen e saj të dytë në shtëpi, në kushtet e karantinës si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Besniku publikoi në Instagram një video ku së bashku me bashkëshorten i kënduan vogëlushes këngën e ditëlindjes. Këngëtari e shoqëroi videon me një mesazh sensibilizues duke shkruar “Rri në shtëpi”.

Rosela Gjylbegu gjithashtu kishte ditëlindjen gjatë kësaj periudhe. Ajo ishte në një lidhje me “Skype” për emisionin “Shqipëria live”, ku mori një surprizë nga moderatorët të cilët i kënduan këngën e ditëlindjes.

Hueyda El Sayed në ditëlindjen e saj pak ditë më parë u vesh dhe u rregullua për të bërë një xhiro brenda shtëpisë. Kështu tregoi artistja përmes një videoje të postuar në Instagram duke shkaktuar të qeshura me humroin e saj.

Morena Taraku e festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj në Turqi. Këngëtarja në mesnatë ndezi fishekzjarre dhe festoi me mikeshat. Morena postoi plot foto ku shfaqej tavolina e mbushur me ushqime, shampanjë, dhuata e buqeta me lule./revistawho.com