Ditëlindja e 29-të e ka gjetur Bora Zemanin në punë, pavarësisht dëshirës së madhe që mund të gëzojë çdokush për të festuar.
“Ja si kalohet ditëlindja. Me xhirime. Faleminderit për çdo urim. Më keni mbushur zemrën plot”, ka shkruar moderatorja krah fotove në studion e ‘Përputhen’ ku duket se është duke xhiruar episodet e radhës.
Bora është “mbuluar” nga një sërë urimesh që kanë mbërritur në adresën e saj ditën e sotme, e më bukur s’mund të bëhej, teksa punon dhe pret mesazhet më të ëmbla nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë se në muajin shtator burime për revistën Who konfirmuan lajmin se Bora ishte shkëputur prej formatit ‘Treshat’ në ‘Tring’ për t’u zhvendosur kështu në ‘Top Channel’ në drejtimin e ‘Përputhen’. Format ky i përditshëm që e ka afruar Zemanin edhe më shumë me publikun sa më parë./revistawho.com