Festa e ditëlindjes së Bora Zemanit ka qenë në vëzhgim nga të gjithë dhe zuri jo më kot faqet e para të mediave. Publiku pa çdo detaj nga Instagram dhe duhet thënë që ishte madhështore. Me gjithë aludimet dhe fjalët që kanë dalë për një hatërmbetje të moderatores me produksionin e BBV, fotot dhe videot nga festa na vërtetuan që asgjë nuk qëndron. Bora ka pirë dhe festuar pranë motrave Hoxha dhe Arbanës. Po ashtu konkurrentë të Përputhen kanë qenë të pranishëm. Nuk kanë munguar mes të ftuarve pjesa më e madhe e personazheve publikë dhe figurave të rëndësishme të Top Channel dhe jashtë tij. Të pranishëm ishin miqtë më të ngushtë të Borës, por edhe familjarë dhe i biri Arbor. Klajdi dhe Bruno kanë mbajtur gjallë atmosferën gjithë mbrëmjen dhe performancat e xhiruara bënë xhiron e rrjetit.
Mes fotosh më tej ju tregojmë gjithë ç’ju ka shpëtuar nga mbrëmë.