• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ditëlindja e 70-të e Princit Charles, ja si u vesh familja mbretërore në ditën e veçantë

Ditën e djeshme Princi Charles ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të. Pallati Mbretëror zgjodhi të urojë princin nëpërmjet një fotoje familjare të publikuar në rrjete sociale. Në foto shfaqeshin anëtarët e familjes mbretërore ku Charles rrethohet nga personat më të afërt të tij fëmijët, nipërit dhe mbesa.
Këtë ditë të veçantë familja mbretërore e festoi në një ambient të posaçëm vetëm për ta. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, të cilët janë kujdesur që me anë të veshjeve të shkëlqejnë edhe këtë herë. Në mediat e huaja po qarkullojnë disa foto të pamjes së tyre dhe këtë herë sërish vëmendja ka shkuar tek Meghan Markle. Ajo ka vendosur një palë vathë të 70 viteve më parë, të cilët përkojnë me lindjen e princit Charles./revistawho.com