Listës së personazheve të njohur që po nxitojnë të bëjnë pemën e Vitit të Ri ndonëse data 6 dhjetor do dhe disa javë të mbërrijë, i janë bashkuar edhe Morena Taraku dhe Fifi.
Morena ka ndarë disa pamje të pemës së gjelbër, për të cilën është kujdesur vetë ta zbukurojë, duke treguar se njëjtë si të gjithë të tjerët po i pret me padurim festat e fundvitit.
Ndërsa Fifi ka publikuar një video ku shfaqet plot e përplot me zbukurimë Krishtlindjesh pas disa blerjeve të mira që ka bërë.
Edhe Nevina Shtylla ka treguar pak ditë më parë se periudha e nëntorit është ajo që shijon më shumë, duke parë filma vizatimorë, duke u kthyer pas me kujtime nga fëmijëria me shtëpinë e zbukuruar për festa.
Me siguri ditët në vazhdim do të na sjellin më shumë festë, ngjyra dhe drita nga personazhet e njohur që këtë fundvit po ndajnë pamjet e ngrohta të shtëpive të tyre, pas një viti jo pak të vështirë. Po ju a keni bërë gati pemën në shtëpitë tuaja?/revistawho.com