Almeda Abazi, aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, ka humbur një person të afërt dhe shumë të dashur për të.
Në një InstaStory, Almeda ka postuar foto të gjyshit ku shihet se po mban një nga fëmijët e Almedës në duar.
“Ah o gjysh ah. Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda në mbishkrimin e imazhit.
Almeda prej vitesh jeton në Turqi, atje ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman me të cilin ka dy fëmijë.