• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dita nisi me diell, por reshjet e shiut do të vazhdojnë

Dita e sotme nisi me diell dhe të gjithë menduam se reshjeve të shiut u erdhi fundi. Në fakt sipas “Instituitit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit”, parashikohet që edhe dita e sotme nuk do të jetë aspak e favorshme për planet e fundjavës. Kjo ditë e shtunë do të jetë me reshje të dobëta në të gjithë territorin. Megjithatë reshjet do të jenë më shumë të përqëndruara në qytetet e Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës. Temperaturat minimale do të variojnë nga 9-16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 22-26 gradë celsius. Ju duhet të prisni ende derisa të vijë stina e verës dhe të gjithë të shijoni disa ditë me diell.