Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin shqiptar, por kushtet atmosferike do të ndryshojnë. Sipas MeteoAlb në mesditë dhe kryesisht gjatë pasdites vranësirat shtohen në vendin tonë duke sjellë shira të izoluar dhe të dobët. Gjatë natës do mbeten të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 22°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.