• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dita më e bukur e jetës, këngëtarja e njohur flet pas dasmës dhe zbulon pamjen e saj si nuse

Në 27 korrik, në Toskana të Italisë, Leona Lewis dhe partneri i saj Dennis Jauch shkëmbyen betimet dhe janë zyrtarisht të martuar. Dasma private pati si të ftuar vetëm 180 miq dhe familjarë të çiftit dhe u mbajt në fshehtësi të plotë deri sot.

Leona ka dhënë një intervistë për ‘Hello’ duke zbuluar pamjen e saj në ditën më të bukur të jetës. Ajo ka rrëfyer: “Ishte dita më e bukur e jetës. Kishte shume dashuri dhe lot. Më e veçanta ishte që mblodhëm bashkë gjithë personat më të rëndësishëm për ne”.

Në fotot e publikuara, Lewis duket madhështore dhe e thjesht në të njëjtën kohë.

Këngëtarja e njohur zbuloi edhe një detaj të papritur të ceremonisë. Siç vetë Leona u shpreh, dasma do zhvillohej në ambient të hapur, por një stuhi i detyroi të futeshin brenda duke ndryshuar planet e çiftit në moment të fundit.

Megjithatë, çdo gjë tjetër shkoi shumë mirë dhe tani dy të dashuruarit po shijojnë muajin e mjaltit në shoqërinë e njëri-tjetrit. / revistawho.com