Data e 5 shtatorit është shpallur ditë feste zyrtare në Shqipëri, pasi ajo përkon me ditën e Shenjtërimit të Nënë Trezës. Pavarësisht se ajo ka ndërruar jetë shumë vite më parë historia dhe shprehjet që ka lënë pas do e kujtojnë gjithmonë. Në ‘fjalorin’ e Gonxhe Bojaxhi janë shumë shprehje të cilat do të transmetohen brez pas brezi dhe ne po ju kujtojmë disa prej tyre.
1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
2- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.
7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.
8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.
9- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.
10- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata./revistawho.com