• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Dita e parë e shkollës/ VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët, ja urimet e tyre

Sot në vendin tonë ka nisur dita e parë e shkollës pas disa muajve të vështirë për nxënësit të cilët duhet të mësonin online për shkak të kushteve nga pandemia. Dita e parë e shkollës ka nisur me shumë emocion dhe prindërit nuk kanë ngurruar të publikojnë foto të fëmijëve të tyre apo nipërve e mbesave me buqeta me lule e me çanta në shpinë. Mes tyre kanë qenë edhe personazhe të ekranit, fotot dhe urimet e të cilëve jua sjellim më poshtë.

Kryeministri Rama publikoi këtë foto të Zahos dhe shkruajti: “Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”.

Andrra Destani publikoi këtë foto të Ansit dhe shkruajti: “Nje vit te mbare shpirti Mamit”

Julka Gramo publikoi këtë foto të mbesës së saj. “Kukulla e tezes shkoi ne klase te pare sot!”, shkruajti Julka.

Jonida Alickolli pozoi krah bashkëshortit dhe vajzës dhe krah fotos shkruan: “Sa shpejt po rritesh o dashuri… Sot fillove klasen e pare. Suksese shpirt! T’u ndriçofte rruga me dije, dashuri dhe pasion ne gjithçka qe do zgjedhesh dhe do besh ne jete… Te duam shume Miushe! Nuk shkruaj dot me gjate se nuk po me lene lotet…”.

Orgesa Zaimi gjithashtu publikoi një foto të vajzës teksa i uron suksese. “Shpirti plot për ty boronica ime”-shkruan këngëtarja.

Një urim të gjatë emocionues ka bërë edhe Rudina Xhunga për vajzën e saj Alana. “Sot shoqeruam Alanen ne shkolle Eshte shume e vogel per te qene ne klase te trete.. E vogla jone, e vogla ime, me masken qe e urrej se me ngjan si ato biberonat qe i mbulojne gojen te vegjelve, qe te mos bertasin e shqetesojne mamate e insagramit. E vogla ime me syte qe te qeshin dhe nuk ke frike nga frikerat e mia. Une kam frike, sot kam ngrene cfare me ka dale para dhe frika ime prape ka uri. Kerkoj gjithandej nje fraze, qe te me qetesoje, dicka qe ta besoj. Po askush nuk e di.
Po ti e di moj Alanushe, qe kur te dalesh nga shkolla dhe te me perqafosh, une do pushoj se kerkuari pergjigje. Ti je pergjigja. Perqafimet jane pergjigja per friken time, se mos humb masken, mos ferkon syte më duart pis, mos trembesh nga klasa trete, mos vritesh neper shkalle, mos qan, kur je vetem ne nje bote kaq te madhe maskash. Sa e veshtire te te le vetem ne shkolle dhe te iki. Kete here me duket sikur po te coj ne lufte. Zakonisht lufterat i bejne te medhenjte dhe femijet i fshehin pas. Ne te nxorrem ty para dhe vete rrime e presim. Ky fillim shkolle me ben te qaj. Dhe te kuptoj sa e bukur eshte jeta per re cilen ia vlen te vesh maske dhe te kesh frike. Na vafte mbare, te gjitheve”.