• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Distria Krasniqi fiton medalje ari në Tokio. Edhe Rita Ora i dërgon urime

Xhudistja Distria Krasniqi i ka bërë krenarë të gjithë duke fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Për këtë triumf të Krasniqit ka reaguar edhe Rita Ora. E lumtur për arritjen e madhe të xhudistes kengetarja urimin e saj e ka bërë në gjuhën shqipe.

“Urime Distria Krasniqi! Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkruan Rita Ora shoqëruar me flamurin e Kosovës.