Butakët e detit nuk lejohen t’i konsumojnë
Familja mbretërore e ka të ndaluar të konsumoj gaforre apo karkaleca deti. Butakët zakonisht njihen si ushqime “helmuese” dhe familja mbretërore e ndjek këtë gje me rigorozitet.
Uji i çezmës është gjithashtu i ndaluar
Parazitët dhe bakterët janë të shumtë në një ujë të papastër dhe të patrajtuar dhe mund të shkaktojnë shumë sëmundje. Gjëja e fundit që ambasadori i një shteti duhet të dëgjojë është se familja mbretërore nuk mund të vazhdojë takimet, sepse ka një dhimbje në stomak pasi ka konsumar ujë nga çezmat e vendit.
As hudhrat nuk konsumohen
Mbretëresha e ndalon terësisht konsumimin e hudhrës. Kjo vjen prej faktit se hudhra shkakton erë të keqe të gojës. Kjo nuk vlen vetëm për mbretëreshën, por për të gjithë, sepse duhet shmangur çdo situatë e pakëndshme me vizitorët, që mund të shkaktohet nga era e keqe e hudhrës.
Konsumojnë vetëm gjëra të shëndetshme
Nëse e keni vënë re familja mbretërore duket e pavdekshme, sepse mbretëresha është 91 vjeçe dhe vazhdon ende të jetë shumë aktive dhe antuziaste para publikut. Përpos të gjitha gjërave, kjo vjen kryesisht prej konsumimit të ushqimeve që janë të shëndetshme. Të gjithë ata ndjekin një dietë që fillon nga gjërat e freskëta dhe vazhdon tek buka, makaronat, majoneza dhe akullorja.
Mus me çokollatë dhe mango
E gjithë familja mbertëtrore është fanse e musit me çokollatë dhe frutit të mangos. Me një mus me çokollatë dhe mango mund t’i fitoni lehtësisht zemrën mbretëreshës.
Gjithçka që konsumohet rritet në kopshtin e pallatit mbretëror
Ju e dini se familja mbretërore nuk mund të dalë dhe të bëj pazar në supermarketet e qytetit. Çdo frut dhe çdo perime që konsumohet në përditshmëri rritet në kopshtin e pallatit mbretëror. Mishi qingjit merret nga qingjat që ata rrisin vetë, qumështi merret nga lopët që kujdesen vetë për to. Mberetëresha konsumon shpesh mish lope, mish dreri, fazan si dhe salmon./revistawho.com