• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Disa nga shoqëritë e yjeve hollivudianë që do donim të zgjasnin përgjithmonë

Ndonëse miqësitë midis yjeve ndërkombëtarë lindin nga puna e përbashkët e tyre, ka nga ato të cilat zgjasin edhe pas raportit të punës.

Më poshtë ju sjellim disa nga marrëdhëniet që kanë lindur nga profesioni i përbashkët, por që fansat do dëshironin ti shihnin përherë bashkë, sipas ‘Bright Side’:

-Kate Hudson and Jennifer Aniston

Shoqëria e dy vajzave është shumë e hershme dhe ato janë shumë të lirshme me njëra-tjetrën. Herë pas here ato kanë ndarë foto nga më qesharaket me ndjekësit e tyre.

Kate ishte ndër të paktët njerëz që ju lejua të publikonte foto nga festa e 50-vjetorit të Aniston.

-Miley Cyrus dhe Kelly Osbourne

Vajzat u njohën në grupin ‘So Undercover’. Ato gëzojnë një miqësi të mirë, ndoshta dhe prej faktit se baballarët e tyre janë të dy muzikantë.

-Johnny Depp dhe Marilyn Manson

Marilyn është kumbar i vajzës së Deep. Ata e mbështesin shumë njëri-tjetrin, madje kanë dhe tatuazhe miqësie.

– Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio

Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit ‘Titanic’. Edhe pse filmi përfundoi tragjikisht, miqësia e tyre nuk është “zhytyr” kurrë.

– Selena Gomez dhe Jennifer Aniston

Selena Gomez ka qenë një fanse e çmendur e Aniston që në moshën 8-vjeç. Kur janë takuar për herë të parë, Gomez ka qenë shumë nervoze sa ka vrapuar nga emocionet e shumta.

Ato arritën të bëheshin shoqe dhe që prej atëherë Aniston e mbështet gjithmonë Selenën. Gomez ka pohuar se Jennifer është personi më i mirë në botë që ka njohur./revistawho.com