• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Disa nga rrobat e banjës të kësaj vere paskan një sekret që të hollon belin

Duam, s’duam rroba banjot na e nxjerrin trupin ashtu siç e kemi. Jemi të zhveshura e nuk kemi shumë mundësi për të bërë ndonjë hile të vogël siç bëjmë me veshjet përditë. Megjithatë nga vajzat e njohura mësuam një sekret këtë verë. Për t’u dukur me bel të hollë mjafton të qarkoni rreth belit rripat e pjesës së sipërme të rroba banjove. Kështu do dukeni edhe me bel, por edhe me një palë rroba banjo të veçanta. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe Lori Hoxha, Rita Ora, Zaimina, Tayna apo modelja Alesia Noka.
Tani sekretin e mësuat, herës tjetër në plazh e pishina sytë do jenë nga ju.