• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Disa këshilla si të parandaloni dhimbjet e padurueshme të menstruacioneve

Është vërtetuar se 90% e femrave provojnë dhimbje të padurueshme gjatë ditëve të tyre. Megjithatë duhet të tregoni shumë kujdes, rekomandohet të shkoni tek mjeku në qoftë se keni dhimbje të tilla, pasi mund të shkaktojë infeksion në mitër. Mund ta quajmë me fat atë femër që ta kalojë ciklin menstrual pa konsultën e mjekut dhe pa marrë medikamente. Për të evituar dhimbjet kosumoni gjatë ciklit dhe përgjatë ditëve të tjera ushqime që përmbajë magnez dhe kalçium, të cilët janë të shëndetshëm për të ndihmuar në relaksimin e muskujve. Zakonisht konsumoni ushqime si spinaqi, hithrat të cilat mund t’i shoqëroni me kos. Ushqimet e kripura, djegëse duhet t’i eleminoni këto ditë sepse ju shtojnë akoma dhe më shumë dhimbjen, ndërsa yndyra dhe sheqeri rrit nivelin e estrogjenit, i cili iu përgjigjet këtyre dhimbjeve. Konsumoni sa më shumë karrota pasi ato përmbajnë karoten, vitamin A dhe C, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual. Gjatë këtyre ditëve pini sa më shumë ujë, sidomos ai i ngrohti pasi ndihmon në relaksimin nga dhimbjet. Anashkaloni konsumin e alkolit.