• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Disa ide super të thjeshta që do i sjellin më shumë kimi takimeve tuaja

Takimet në natyrë me fiksimin apo personin që keni qejf tingëllojnë ndryshe në verë, kjo sepse koha është më e ngrohtë dhe ti mund të ideosh shumë vende se ku mund ta kaloni kohën bashkë. Një veshje e lehtë verore, nje fustan, apo një këmishë do ju bëjë juve të dukeni një ylli vërtetë, gjithmonë duke përshtatur dhe vendin e duhur.

Më poshtë ju sjellim disa mënyra së si mund ta bëni më interesant takimin tuaj të kësaj vere sipas ‘Cosmopolitan’, ju vetëm mbani shënim:
– Krijoni një listë këngësh që mund t’i shijoni duke bërë xhiro në makinë. Koha e ndarë bashkë duke dëgjuar muzikë do ju bëjë ta njihni më mirë njëri-tjetrin.
– Uluni jashtë, nisni një lojë me kuic dashurie në telefon dhe më pas krahasoni rezultatet.
– Merrni disa pica, konsumojini ato kudo të ndodheni pa kurrëfarë problemi duke u treguar sa më të lirshëm.
– Luan një lojë volejboll në plazh apo në një ambient ku keni dhe miq apo njerëz të tjerë. Sfida në lojë do e nxehë më shumë (për mirë) situatën mes jush.
– Sfidoni njëri tjetrin në një lojë tenisi. Ai që humbet gatuan darkën.
– Pretendoni se po shkoni në ‘Disneyland’ dhe vizitoni vendin antik më të afërt që keni./revistawho.com