Olta kishte planifikuar që në fillim të vitit ta sillte në Shqipëri vogëlushin Amar për ta prezantuar me familjen e shoqërinë e saj këtu. Mirëpo fati nuk ka qenë në anën e Oltës, plot tre herë!
Në fillim të Janarit, Olta tregoi se fluturimi i saj për në Shqipëri ishte anuluar për shkak se në Spanjë kishte rënë borë. Sot aktorja tregon se fluturimi i është anuluar për herë të tretë.
Ajo ka postuar një foto teksa shijon një gotë verë në ambientet e shtëpsië dhe shkruan: “Meqënëse na u shty fluturimi për herë të tretë”.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që koha të hapet sa më shpejt e në këtë mënyrë edhe Olta të vijë në atdhe.