Aktorja Jennifer Coolidge ka qenë e ftuar në ‘Watch What Happens Live with Andy Cohen’ dhe ka hedhur poshtë çdo mundësi për të qenë zëvendësuese e Kim në risjelljen e ‘Sex and The City’. Aktorja është fanse e madhe e serialit dhe vetë Cattrall që hoqi dorë nga roli, por nuk mendon se do arrinte ta bënte atë rol si Kim, apo më mirë se ajo.
“Jam fanse shumë e madhe e Sex and The City, gjithmonë kam qenë. Është një nga ata show që mund t’i shikosh pafund dhe të mos lodhesh. Por më duhet të them që jam fanse aq e madhe e Kim saqë nuk shoh dot askënd ta zëvendësojë atë në rolin në fjalë. Ajo ishte perfekte, nuk mendoj se e zëvendësoj dot as unë”, mbyll fjalën Coolidge.
Jennifer është diskutuar për këtë rol pasi është nga ato aktore që ka luajtur për vite me radhe personazhe të ngjashëm me Samanthën./revistawho.com