• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Dikush gatuan, dikush vishet ‘për të dalë në sallon’, ja si po e kalojnë karantinën VIP-at shqiptarë

 

Prej disa ditësh qytetarët janë vetëkarantinuar në shtëpi, si masë për parandalimin e koronavirusit Covid-19. Mes tyre janë edhe vipat të cilët përmes postimeve në Instagram na kanë treguar si po i kalojnë këto ditë të mbyllur në shtëpi. Shpeshherë ata kanë sjellë edhe humor me faktin që po vishen për të dalë deri në sallon apo e kanë kthyer shtëpinë si në restorant.

Të tjerë kanë sjellë situata shumë aktuale, që të gjithë besojmë se po i kaloni këtë periudhë.
Si për shembull Alba Hoxha ka marrë dy kavanozë me çokokrem për t’i konsumuar.


Kiara Tito është veshur dhe është zbukuruar, por nuk di ku të shkojë.


Jonida Maliqi është veshur për të shkuar në “plazh”.

Rasheli ka bërë makeup për të takuar prindërit në sallon.


Iva Tiço gatoi lazanja, u vesh bukur, veshi takat, bëri makeup dhe e ktheu shtëpinë në restorant.


Tuna nga ana tjetër gjeti një recetë në internet dhe e çoi Patrisin në kuzhinë për të gatuar.

Jonida Vokshi po bën foto në çdo cep të shtëpisë./revistawho.com