Konflikti i reperit të martën pasdite në Prishtinë duket se nuk është mbyllur. Noizy është rikthyer me një mesazh në Instagram ku pas plagosjes, shkruan: “Dikush do mbajë përgjegjësi. Shihemi”. Kërcënimi i reperit 29-vjeçar vjen sot, në të njëjtën ditë kur ai sëbashku me grupin OTR do të jenë në eventin “Zhurma Show” që mbahet në Gilan, shkruan “Lapsi.al”. Duket se historia e sherrit do të vazhdojë, por se çfarë do të ndodhë mes tij dhe Babastars, mbetet për t’u parë.