Aktori indian Ashish Kapoor është shumë i njohur në Shqipëri jo vetëm për rolin e tij në serialin “Sarasvatiçandra”, por edhe për lidhjen me modelen shqiptare Ilda Kroni. Lidhja e tyre u zbulua dy vite më parë dhe çifti dukeshin shumë të dashuruar. Madje në një intervistë për emisionin “Rudina”, Ashish Kapoor i njohur si “Kabir”, premtoi se do të vinte në Shqipëri së bashku me Ildën. Në fillim të këtij viti çifti u përfol për ndarje, por më pas ata i mohuan lajmet duke postuar foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kanë kaluar disa muaj dhe ata nuk po i shohim më bashkë. Madje aktori dhe modelja nuk ndiqen më në rrjete sociale. Nuk dihet ende nëse kjo është një krizë në çift apo ata i kanë dhënë fund marrëdhënies. Mbetet për ta mësuar në vazhdim./revistawho.com