• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dikur reperi shqiptar e kishte idhull, sot këngëtari i njohur e fton për bashkëpunim

Gashi është mjaft i talentuar dhe suksesi i tij është vetëm në ngjitje. Mirëpo pavarësisht famës ndërkombëtare, reperi shqiptar nuk i ka fshehur rrënjët e tij modeste. Së fundmi në një postim në ‘Instagram’ ai ka treguar se ka marrë ftesë për bashkëpunim nga artisti i njohur algjerian, Cheb Khaled.

“Në një moment unë isha një fëmijë në Afrikë që do të dëgjoja Micheal Jackson dhe Cheb Khaled, artistin tim të preferuar …. vite më vonë unë marr një telefonatë “ai e do këngën ‘Roses’ dhe do të donte të takohej me ty” dhe kështu unë jam në albumin e tij të ri. Në jetë ju tërhiqni gjithçka që dëshironi, mbani mend këtë”, shkruan Gashi.