• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dikur 95 kilogramë, Fifi zbulon se si e ka përjetuar shtimin në peshë dhe si vendosi të ndryshojë gjithçka

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Fifi , ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë ku tregoi për eksperiencën e saj të humbjes në peshë, proces që ka nisur disa muaj më parë dhe është duke vazhduar.

Ajo tregoi për publikun dhe të gjithë teleshikuesit se si dy vite më parë nisi të shtonte peshë për shkak të jetës së natës dhe mosrespektimit të orareve. Ky çrregullim bëri që artistja të fitonte 20 kilogramë brenda 3 muajve. Fifi shtoi se ajo ka qenë një nga periudhat më të ngarkuara psikologjikisht për të, pasi të gjithë i kërkonin të dobësohej. “Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi ajo duke qeshur.

Gjithashtu, Fifi zbuloi se në atë kohë ka qenë 95 kilogramë, ndërkohë tani ka humbur 10-12 kilogramë e rezultati është mëse i dukshëm./revistawho.com