• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Digjet autobusi me nxënës në qendër të Krujës, dyshohet për viktima

Një autobus ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga raportimet dyshohet se brenda tij të ketë pasur fëmijë. Sipas të dhënave ka të lënduar të shumtë, por dyshohet të ketë edhe viktima.

Autobusi ka marrë flakë gjatë ecjes dhe kjo ka penguar që fëmijët të mund të dalin prej tij. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar, por ende nuk dihen numri i të dëmtuarve.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje. Nxënësit ishin nisur në një ekskursion nga Vlora drejt Krujës. Dyshohet se nga shpërthimi të ketë vdekur një grua, që mendohet të jetë mësuese. 10 prej nxënësve të lënduar janë nisur me ambulancë drejt Tiranës./JetaOshQejf