• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dieta e një modeleje, Aurela Hoxha zbulon si e mban trupin në formë

Aurela Hoxha është një ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Me linjat e saj perfekte dhe stilin e veçantë bukuroshja ka ditur gjithmonë të jetë në super formë.

Për të arritur këto rezultate me siguri Aurelës i është dashur të heqë dorë nga disa ushqime. Këtë e ka treguar nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instastory’. Teksa një fanse e ka pyetur për regjimin e saj ushqimor, bukuroshja shqiptare i ka zbuluar pikat kyçe ku bazon dietën e saj.

“Sport dhe ushqim i kontrolluar”, shkruan modelja.

Më herët ajo ka treguar se është kthyer në vegane dhe me siguri kjo mënyrë të ushqyeri i ka ndikuar për mirë. Aurela ka shtuar se moskonsumimi i mishit e ka ndihmuar të humbasë kile.