• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Diellza Kolgeci për herë të parë në një rrëfim për mëmësinë: Gjatë lindjes nuk nxorra zë fare

Diellza Kolgeci u bë nënë para 5 muajsh dhe ditën e sotme u shfaq për herë të parë pas lindjes në një intervistë televizive. Ish-Miss Kosova ishte ditën e sotme e ftuar speciale në emisionin “Rudina” ku tregoi se si e ka përjetuar këtë eksperiencë të parë si nënë e një vajze dhe si ka ndryshuar jeta e saj. Diellza ka rrëfyer se ka lindur natyralisht dhe se i ka përjetuar shumë dhimbjet e forta. Megjithatë ajo ka treguar se ka arritur t’i përballojë më së miri, madje ka habitur dhe stafin që asistoi në lindje pasi nuk ka nxjerrë zë fare.

“Kam lindur natyralisht dhe kam qëndruar disa orë në spital. Në korridor kisha mamin, Fisnikun dhe disa njerëz, por nuk doja që ta mërzisja mamin. Në një moment u hap pak dera dhe pashë mamin. Të lutem mbylle derën i thashë infermieres. Nuk kam nxjerrë asnjë zë. Mjeku u habit. Ç’je ti kështu më tha. Edhe në këtë moment dhimbjesh mendon për mamin”, ka treguar Diellza.

Kujtojmë se vajza e Kolgecit erdhi në jetë gjatë muajit prill dhe se është fryt i dashurisë së bukuroshes shqiptare me basketbollistin, Fisnik Rugova. /revistawho.com