• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Dielli hyn në shenjën e dashit dhe ditë plot shkëlqim po vijnë për të gjitha shenjat

E dije që mëngjesin e së shtunës diçka ndryshoi në qiell? Në 10:30, 20 mars, dielli ju bëri t’i thoni mirëupafshim dimrit dhe lëvizi në shenjën e Dashit, që është edhe fillimi zyrtar i pranverës.

Ky është një pasazh që e bën diellin të lumtur, sepse dashi është një shenjë që jetën e ndërton rreth energjisë së jashtëzakonshme dhe ambicies.

Të dielën, Venusi do kalojë po ashtu në dash duke sjellë pasion dhe dëshira për të arritur më shumë.

Ky sezon do jetë i fokusuar në nivel praktik dhe te e ardhmja, tek gjërat që do vijnë. Për ata që e kanë ditëlindjen këtë muaj, do ketë krijim aleancash dhe mirëkuptim.

Nga ky ndryshim energjish përfitim më të madh do të kenë: Dashi, Luani, Shigjetari, Ujori dhe Binjakët. Nga ana tjetër, Gaforret, Bricjapi, Peshqit dhe Peshorja do kenë të bëjnë me entuziasëm të rënë dhe nuk do e ndjejnë ëmbëlsinë e këtij muaji. Akrepi po ashtu do humbë nga energjia kreative dhe dëshira për të bërë qejf, ndërsa tek Demi dhe Virgjëresha, ndikimi do jetë thuajse i papërfillshëm./revistawho.com